Lidhje

Itali: Berluskoni fiton në të dyja dhomat - 2001-05-14


Rezultatet zyrtare nga zgjedhjet e së dielës në Itali tregojnë se manjati i mediave Silvio Berluskoni, ka arritur një fitore të qartë në të dyja dhomat e parlamentit. Sipas shifrave të ministrisë së brendshme, blloku i zotit Berlusconi ka marrë 177 vende në senatin prej 315 vendesh dhe 368 në dhomën e deputetëve prej 630 vendesh. Dje në një fjalim të transmetuar në televizion, zoti Berlusconi u tha votuesve se është i vetëdijshëm që ata janë të gatshëm për ndryshime dhe ai si kryeministër nuk do t’i zhgënjejë. Ai tha se shpreson ta shpallë qeverinë e re së shpejti.

XS
SM
MD
LG