Lidhje

Lufthansa në grevë - 2001-05-17


Pilotët e linjës ajrore Lufthansa në Gjermani filluan sot grevën e dytë 24 orëshe duke kërcënuar të shkaktojnë çrregullime të mëdha për pasagjerët. Sindikata e cila përfaqëson 4 mijë e 200 pilotë dhe assistentë të Lufthansës njoftuan fillimin e grevës pasi bisedimet e fundit për të arritur një rritje page dështuan dje. Lufthansa thotë se ka përmirësuar ofertën e parë për 10 përqind rritje page dhe ndarjen e fitimit por kjo nuk i kënaqi pilotët. Sindikata thotë se edhe ajo ishte e gatshme të bënte kompromis për kërkesën për rritje më shumë se 30 përqind. Sindikata thotë se do të fillojë çdo të enjte greva 24 orëshe derisa të arrihet një marrëveshje. Të enjten e kaluar, greva e pilotëve shkaktojë anullimin e më shumë se 900 fluturimeve dhe vonesë për mijëra pasagjerë.

XS
SM
MD
LG