Lidhje

Nga festivali i Cannes - 2001-05-21


Palmën e Artë të Festivalit të Cannës e fitoi regjisori italian Nanni Moretti, për regjinë e filmit ”Dhoma e djalit”, që është historia tragjike e një familjeje tepër të dëshpëruar nga vdekja e njërit prej djemve.Është hera e parë që nga viti 1978, që një film italian fiton këtë çmim në konkuriminmë të rëndësishëm të filmave evropianë. (Regjisori Moretti përshëndeti publikun pas shpalljes së fiores së tij dhe u ngjit në skenë për të marrë çmimin.)

Një tjetër fitues në Cannë ishte edhe regjisori australian Michael Haneke për filmin ”Mësuesja e pianos”, film ky që ka ngjallur mjaft diskutime për llojin e tij, si film sadisto-mazokist. Dy yjet e kinemasë, aktorja franceze Isabelle Huppert dhe aktori francez Benoit Magimel fituan çmimin e aktorit më të mirë dhe regjisori Haneke mori edhe çmimin ”Grand Prix”, që është çmimi më i lartë menjëherë pas Palmës së Artë. Në festivalin e Cannës morën çmimin e regjisorit më të mirë amerikanët Joel Coen dhe David Lynch, për filmat ”Burri që nuk ishte atje” dhe “Rruga Mulhollard”.

XS
SM
MD
LG