Lidhje

Maqedoni: plagosen tetë policë maqedonas - 2001-05-23


Forcat maqedonase dhe luftëtarët shqiptarë shkëmbyen zjarr gjatë natës në një rajon në afërsi të qytetit të Tetovës, por sot gjatë orëeve të paradites gjendja ka qënë më e qetë.

Zyrtarët thonë se gjendja është qetësuar edhe përreth qytetit të Kumanovës pas luftimeve të djeshme gjastë të cilave janë plagosur 8 policë maqedonas.

Mbrëmë qeveria e maqedonisë përsëri e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me luftëtarët shqiptarë. Shkupi i quan ata terroristë. Luftëtarët shqiptarë thonë se po luftojnë për më shumë të drejta për shqiptarët në maqedoni.

Ndërkaq, zyrtarë ushtarakë maqedonas thanë se luftëtarët shqiptarë liruan një ushtar maqedonas, të cilin ata e kishin kapur thuajse tri javë më parë.

Ushtari maqedonas u lirua pas bisedimeve midis luftëtarëve shqiptarë dhe një anëtari shqiptar të qevevrisë së bashkimit kombëtar të Maqedonisë.

Zëdhënës i ushtrisë maqedonase, kolonel Bllagoja Markovski, tha se ushtari ishte kapur në fillim të këtij muaji gjatë përleshjeve në fshatin Vaksincë në veri të Shkupit.

XS
SM
MD
LG