Lidhje

Jugosllavia drejt ekstradimit të kriminelëve të luftës - 2001-05-24


Jugosllavia bëri të ditur një plan të ri që u lejon autoriteteve të ekstradojnë të pandehurit për krime lufte. Presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica thotë se sipas propozimit të ri, të pandehurit mund të ekstradohen pas rishikimit ligjor të rasteve të tyre nga organet jugosllave të drejtësisë. Ligji i ri duhet të miratohet tani nga qeveria dhe parlamenti jugosllav. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i kanë bërë thirrje Jugosllavisë të ekstradojë ish presidentin Sllobodan Millosheviç dhe të akuzuarit e tjerë për krime lufte tek Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

XS
SM
MD
LG