Lidhje

Sekretari Powell viziton Ugandën - 2001-05-27


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell ndodhet në Ugandë, ndalesa e tij të fundit në kuadër të turneut të tij afrikan. Sekretari Powell do të diskutojë mbi për pjekjet e paqes në Republikën Demokratike të Kongos me udhëheqësit ugandas, të cilët përkrahin forcat kryengritëse në luftën civile 3 vjeçare të Kongos. Para se të nisej për në Ugandë, zoti Powell u takua në Nairobi me zyrtarë të agjencive të ndihmave që punojnë në Sudan. Shefi i diplomacisë amerikane tha se u prek nga gjendja e rëndë në Sudan. Shtetet e Bashkuara janë zotuar të dërgojnë 40 mijë tonelata ndihma ushqimore për të ndihmuar viktimat e thatësirës dhe të luftës civile në Sudan.

XS
SM
MD
LG