Lidhje

20 të rrëmbyer në Filipine - 2001-05-28


Dje në një plazh të Filipineve dy persoan të armatosur me maska rrëmbyen 20 njerëz, midis të cilëve tre amerikanë. Përgjegjësinë për këtë vepër e morën kryengritësit muslimanë të organizatës Abu Sayaf. Një zëdhënës i kryengritësve tha sot në një intervistë për radion se grupi i kryengitësve po i mban gjysmën e pengjeve në ishullin jugor të Basilianit dhe gjysmën tjetër në ishullin fqinj të Jolos. Këta dy ishuj mbahen nga kryengritësit e Abu Sayafit, ku ata gëzojnë mbështetjen e gjerë të banorëve vendas.

Një nga pengjet, misionari amerikan Martin Burnham, tha në një intervistë për radion se ishte mirë dhe se mbahej në kushte normale. Zoti Burnham, gruaja e tij dhe një tjetër amerikan janë midis pengjeve, krahas me 17 qytetarë filipinas, që u kapën nga dy personat e armatosur në plazhin Los Palmas në provincën Palawan në perëndim të vendit.

XS
SM
MD
LG