Lidhje

Sot në Shtetet e Bashkuara festohet Dita e të Rënëve. - 2001-05-28


Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e të Rënëve. Kjo është ditë pushimi për amerikanët, të cilët sot nderojnë të rënët në luftrat e ndryshme. Në të gjitha qytetet, të mëdhenj apo të vegjël sot organizohen aktivitete të ndryshme, si shërbime fetare në kujtim të të vdekurve në fushën e betejës, parada përkujtimore, koncerte në natyrë dhe pikniqe. Ceremonia solemne e rastit zhvillohet në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, në një kodër pranë Washingtonit, ku presidenti Bush do të vendosë një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur.

E veçanta e Ditës së të Rënëve të këtij viti është se presidenti Bush firmosi me këtë rast ligjin për ndërtimin e Monumentit të Luftës së Dytë Botërore, për të cilin ka një kohë të gjatë që diskutohet dhe që do të vendoset në Washington, midis Monumentit të Washingtonit dhe Memorialit të Linkolnit. Monumenti do të jetë një skulpturë masive me shtylla graniti, kurora bronzi dhe yje në ngjyrë ari dhe ai do të zerë një hapësirë prej tre hektarësh.

XS
SM
MD
LG