Lidhje

Ofertë amerikane për Rusinë? - 2001-05-28


Njoftohet se administrata e Presidentit Bush po përgatitet t’i bëjë Rusisë një ofertë të gjerë për blerje armësh, manovra të përbashkëta kundër raketave dhe ndihmë ushtarake për të siguruar mbështetjen e Moskës në anulimin e Traktatit për Raketat Balistike.

Sipas gazetës Nju Jork Tajms, oferta do të paraqitet muajin e ardhshëm kur presidenti Bush të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë ende nuk ka reaguar lidhur me këto njoftime. Ministri rus i mbrojtjes Igor Sergejev tha se Moska ende nuk ka marrë një ofertë amerikane, por do ta shqyrtojë atë kur ajo të paraqitet.

Ai tha gjithashtu se oferta amerikane për të cilën flitet, që Shtetet e Bashkuara të blejnë raketa ruse të tipit S-300, nuk mund të lidhet me mosmarrëveshjet Moskë-Washington për prishjen e traktatit kundër raketave balistike të nënshkruar në vitin 1972.

XS
SM
MD
LG