Lidhje

Mosmarrëveshje në radhët e Bashkimit Evropian - 2001-05-29


Presidenti i komisionit evropian, Romano Prodi u takua sot me presidentin francez Jacque Chirac dhe kryeministrin Lionel Jospin në Paris për të diskutuar mënyrat e reformimit të Evropës në mënyrë që ajo të ketë mundësi të fusë në bashkim edhe vendet e tjera të radhës, shumica të Evropës Lindore. Kryeministri Jospin u bë shkas për një fërkim diplomatik dje duke kundërshtuar një propozim gjerman për të federalizuar bashkimin evropian me më shumë reforma që do të mund të mbajnë fuqinë në duart e 15 vendeve anëtare.

Prodi, i cili nuk pranoi të komentonte pas takimit me kryeministrin Jospin, do të ketë rradhën për të hyrë në debat më vonë sot kur ai të japë versionin e tij për Evropën në një fjalim në shkollën për shkencat politike të Parisit. Jaspin e ka përjashtuar haptazi propozimin e fundit të kancelarit gjerman Helmut Kohl që kishte të bënte me shndërimin e këshillit të ministrave të bashkimit evropian, në dhomën e parlamentit evropian. Duke thyer heshtjen e gjatë për çështjen e Evropës, Jospin ofroi një numër reformash dhe propozimesh regullatore si kundërpërgjigje ndaj propozimit të Berlinit dhe si pjesë të platformës për sfidën që ai ka në plan ti bëj Shirakut vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG