Lidhje

Metoda të reja në kardiologji - 2001-05-30

Shoqata Amerikane e Zemrës publikoi një përshkrim të detajuar të një eksperimenti të arritur, bazuar në një operacion bajpas i cili u krye pa hapur gjoksin e pacientit. Operacioni bajpas në ditët e sotme është një operacion i rëndësishëm. Me metodat e sotme kirurgut i duhet të hapë gjoksin, të ndalojShoqata Amerikane e Zemrës publikoi një përshkrim të detajuar të një eksperimenti të arritur, bazuar në një operacion bajpas i cili u krye pa hapur gjoksin e pacientit. Operacioni bajpas në ditët e sotme është një operacion i rëndësishëm. Me metodat e sotme kirurgut i duhet të hapë gjoksin, të ndalojë zemrën duke përdorur një aparaturë për të vazhduar qarkullimin e gjakut. Pacientit më pas i duhen javë për t’u shëruar. Por sot po lind edhe një proçedurë e re, me të cilën pacienti përmirësohet pas vetëm disa ditësh.

Pacienti 55-vjecar Bernd Lauer, iu nënshtrua operacionit eksperimental pas dhimbjeve të gjoksit. Rruga normale për të zhbllokuar një arterie, është marrja e një vene nga pjesë të tjera trupi, zakonisht nga këmba, dhe bashkangjitja e saj arteries. Metoda e re përdorur venat rreth zemrës. “Venat e zemrës asnjëherë nuk janë vlerësuar siç duhet. Ato jane paralele me arteriet dhe nuk janë të dëmtuara, gjë që siguron një mundësi të përdorimit të tyre si segmente bajpasi” thotë mjeku.

Zakonisht, kjo venë blu e largon gjakun nga muskujt e zemrës, por doktorët duke përdorur nje katetër, shpojnë nje vrimë në arterien e bllokuar dhe më pas në venën fqinje, duke i ndërruar drejtimin gjakut, në fillim në venë dhe më pas në zemër.

Në zemrën e pacientit para proçedures, arteria është e bllokuar dhe vena mezi duket. Pas nderhyrjes, vena e zmadhuar funksionon si arterie, ndërsa venat e tjera e kompensojnë atë duke larguar gjakun nga zemra. Për pacientin kjo do të thote një fund në dhimbjet e gjoksit. Ky është nje progres tepër entuziast dhe mundësi zgjerimi të aftësive për të trajtuar një numer akoma më të madh pacientësh.

Në Amerikë janë rreth 100,000 njerëz, arteriet e bllokuara të të cilëve nuk lejojnë mundësi të tjera trajtimi. Pikësynimi është një alternativë më e sigurtë dhe efektive ndaj operacionit të zakonshëm bajpas.

zemrën duke përdorur një aparaturë për të vazhduar qarkullimin e gjakut. Pacientit më pas i duhen javë për t’u shëruar. Por sot po lind edhe një proçedurë e re, me të cilën pacienti përmirësohet pas vetëm disa ditësh.

XS
SM
MD
LG