Lidhje

Kodi zgjedhor i Shqipërisë mbetet i pandryshuar - 2001-06-02


Gjykata Kushtetuese e Shqiperise hodhi poshte sot kerkesen e disa partive politike per shfuqizimin e disa pikave te kodit zgjedhor qe kane te bejne me menyren e ndarjes se vendeve ne sistemin proporcional dhe shmangien e fletes se votimit ku shenohen vetem partite. Kerkesa e forcave politike kryesisht aleate te koalicionit qeveritar ka si qellim eleminimin e mundesise se paraqitjes se kandidateve te pavaruar nga partia socialiste.

Vendimi i sotem i Gjykates Kushtetuese i lexuar nga kryetari i saj Fehmi Abdiu nuk solli asnje ndryshim thelbesor ne kodin zgjedhor. Dy pikat e kodit qe mbeten ne fuqi, dhe qe perbejne momentin e perplasjes qe ka lindur mes partive te vogla e kryesisht atyre aletae me socialistet, e lene te hapur betejen e nisur mes tyre. Si menyra e ndarjes se vendeve ne proporcional, ashtu edhe votimi me dy flete, njera per kandidatin dhe tjetra per partine, mbeten sic ishin dhe ligjerisht askush nuk e pengon partine socialiste te perdore kandidate te pavarur qe megjithese jane njerez te saj nuk do te kene formalisht siglen e kesaj partie. Kryetari i partise per bashkimin e te drejtave te njeriut Vasil Melo, aktualisht ne qeveri dhe njera nga forcat politike qe ka dalur hapur kunder perdorimit te kandidateve te pavarur kercenoi sot se se bashku me forcat e tjera politike do te radikalizojne qendrimin e tyre. Aleatete e vegjel te socialisteve, qe ne kete beteje mbeshteten edhe nga opozita kercenuan deri ne bllokimin e procesit zgjedhor. Zoti Melo perseriti se perfaqesuesit e keyre partive ne komisionet zonale mund te mos i rregjistrojne kandidatet e partise ne pushtet qe paraqiten si te pavarur. Ne te vertete, te pakten deputetet e partive te koalicionit qevritar,socialdemokratet, Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe Aleanca Demokratike, nje vit me pare nuk e kundershtuan kodin zgjedhor gjate miratimit te tij ne parlament, madje votuan pro tij dhe te gjitha neneve. Kjo sepse formula qe kundershtohet sot i favorizonte partite e vogla ne ndarjen e 40 vendeve sipas sistemit proporcional duke penalizuar partite e medha. Ata u hodhen kunder vetem pak jave me pare kur socialistet vendosen te perdorin fomulen e kandidateve te pavarur per te perfituar sa me shume nga proporcionali. Tani mbetet te shihet se cfare do te beje partia demoratike dhe koalicioni opozitar. Kryetari Berisha ka deklaruar se do t’i shpalle te pavarur pothuajse te gjithe kandidatet e vet. Sot pasdite nga ana e tij, KQZ pritet te miratoje nje udhezim per te shmangur ne maksimum paraqitjen e kandidateve te pavarur nga partite politike.

ARMAND MERO 2 QERSHOR TIRANE

XS
SM
MD
LG