Lidhje

Marrëdhëniet kino-amerikane - 2001-06-04


Kina thotë se bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi kthimin e aeroplanit të zbulimit amerikan që ndodhet në ishullin Hainan, kanë qënë pozitive dhe të frytshme. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze e bëri këtë koment për gazetarët sot. Aeroplani amerikan bëri një ulje të detyruar në ishull më 1 prill, pas përplasjes në fluturim me një aeroplan ushtarak kinez.

Të dy palët kanë rënë dakord në parim që aeroplani të çmontohet dhe të kthehet pastaj në Shtetet e Bashkaura me një aeroplan transporti. Por nuk është përcaktuar ende se kur do të bëhet një gjë e tillë.

Dje, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, bëri të ditur se ka ndërprerë praktikisht të gjitha kontaktet me Kinën pasi kjo e fundit ndaloi për 12 ditë ekuipazhin e aeroplanit. Por ai tha se filloi të miratonte kontrata për të ardhmen pasi ekuipazhi u lirua dhe Kina pranoi që ta kthejë aeroplanin.

XS
SM
MD
LG