Lidhje

Kalendari historik i datës 5 qershor - 2001-06-05


Më 5 qershor të vitit 1947, dy vjet mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Sekretari amerikan i Shtetit, George C. Marshall, paraqiti një plan për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës. Propozimi, i cili më vonë u quajt Plani Marshall, pengoi përhapjen e komunizmit në vitet e pasluftës. Bashkimi Sovjetik dhe vendet komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore u ftuan të merrnin pjesë në këtë program, po e refuzuan ofertën. Sekretari Marshall, e paraqiti planin gjatë një fjalimi në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Harvardit.“Politika jonë nuk është e drejtuar kunder asnjë shteti apo doktrine, por kunder urise, varferise, deshperimit dhe kaosit, ne menyre që të kushteve shoqerore dhe politike ku të ekzistojnë institucionet e lira” tha zoti Marshall. Plani Marshall ndihmoi në rindërtimin e ekonomive të rajonit si dhe krijoi bazat e ekonomisë së sotme evropiane. 15 miliardë dollarët të dhëna nga shteti amerikan, u shpërndanë nga 16 shtetet pjesëmarrëse të Organizatës Evropiane për Bashkëpunim Ekonomik. Në këtë mënyrë, shtetet evropiane mund të shpenzonin si të donin, pa pasur nevojën e vendimeve financiare të Shteteve të Bashkuara.

Më 5 qershor, Robert Kennedy u qëllua dhe u plagos për vdekje në Los Angelos. Ai u qëllua menjëherë pas fjalimit para punonjësve të fushatës elektorale pas fitores në zgjedhjet paraprake për president të Partisë Demokratike në Kaliforni. Qindra dashamirës brohoritën kur senatori Kennedy foli për planet e tij në ndihmë të të varfërve, si dhe për përfundimin e luftës së Vietnamit. Fjalët e tij të fundit kishin si qëllim që ai të fitonte emërimin si kandidat për president në kuvendin e ardhshëm të Partisë Demokratike në Çikago të shtetit Illinois. Ndihmësit e senatorit Robert Kennedy e larguan senatorin nga tribuna për t’u marë me çështje të tjera. Ata e shoqëruan atë nëpër një kuzhinë të hotelin, ku vrasësi i tij Sirhan Sirhan e qëlloi. Ai vdiq ditën tjetër, më 6 qershor të vitit 1968. Sirhan u gjykua dhe u dënua për vrasje në një gjykatë të Kalifornisë. Ai vazhdon të mbahet i burgosur në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG