Lidhje

SHBA: ekzekutohet McVeigh - 2001-06-08


Zyrtarët e Byrosë Federale të Burgjeve deklaruan se autori i shpërthimit të vitit 1995 në qytetin e Oklahomës, Timothy McVeigh, u ekzekutua për sulmin më të rëndë terrorist që është ndërmarrë ndonjëherë në teritorin amerikan. Një zëdhënës i burgut federal në Terre Haute të shtetit Indiana, tha se McVeigh vdiq pas injektimit të tri kimikateve në orën 7 sipas orës lokale. Ky është ekzekutimi i parë në nivel federal që nga viti 1963. Timothy McVeigh u dënua me vdekje për shpërthimin në ndërtesën federale Alfred P. Murrah, ku u vranë 168 vetë ndërmjet të cilëve 19 fëmijë dhe u plagosën qindra të tjerë.

XS
SM
MD
LG