Lidhje

Udhëheqës evropianë mbështesin presidentin maqedonas - 2001-06-09


Udhëheqësit e 14 vendeve të Evropës Qendrore shprehën mbështetje për presidentin e Maqedonisë, Boris Trajkovski, por i bëjnë atij thirrje të njohë të drejtat e pakicave.

Katërmbëdhjetë krerët e shteteve e bënë këtë deklaratë sot, në përfundim të takimit të tyre të nivelit të lartë në Italinë veriore.

Ata shprehën soldaritet të plotë me presidentin Trajkovski dhe thanë se siguria, qendrueshmëria dhe tërësia territoriale e Maqedonisë duhen ruajtur. Mirëpo, ata shtuan se presin që të njihen të drejtat e pakicave dhe se qeveria maqedonase duhet të fillojë dialogun ndëretnik. Deklarata u nënshkruar nga udhëheqësit e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë Republikës Çeke, Gjermanisë, Hungarisë, Italisë, Moldavisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Ukrainës dhe Jugosllavisë.

XS
SM
MD
LG