Lidhje

SHBA dhe Rusia të gatshme për stabilizimin e Maqedonisë - 2001-06-10


Presidenti Bush shprehu gadishmëri për të bashkëpunuar me Rusinë në përpjekjet për të parandaluar destabilizimin e Maqedonisë.

Presidenti u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë që të dyja të interesuara në një Maqedoni të qendrueshme. Ai shprehu besim se Washingtoni mund të punojë me Rusinë për arritjen e këtij qëllimi. Zoti Bush shprehu gjithashtu mbështetje për thirrjet e bëra dje nga presidenti rus Vladimir Putin për të forcuar kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës për të penguar furnizimin me armë të luftëtarëve shqiptarë në Maqedoni.

Zoti Putin kritikoi dje perëndimin për presionin ndaj autoriteteve maqedonase që ata tu bëjnë lëshime shqiptarëve. Ndërkohë, një i dërguar evropian e siguroi presidentin maqedonas Boris Trajkovski se OSBE-ja, Natoja dhe Bashkimi Evropian do të bashkëpunojnë ngushtë për të ndihmuar autoritetet maqedonase të zgjidhin krizin. Ministri i jashtëm rumun Mirçea Xhoana, vendi i të cilit është kryetar radhe ik OSBE-së, shprehu gjithashtu mbështetje për planin e paqes të presidentit Trajkovski.

XS
SM
MD
LG