Lidhje

Itali: Silvio Berluskoni betohet si kryeministër i vendit - 2001-06-11


Manjati i medias, Silvio Berluskoni, bëri betimin sot si kryeministër i ri i Italisë, duke kryesuar kështu qeverinë e 59-të që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Zoti Berluskoni dhe kabineti i tij i djathtë bënë betimin sot në Romë. Në kabinetin e ri bëjnë pjesë ish kryetari i Organizatës Botërore të Tregtisë, Renato Ruggiero, në postin e Ministrit të Jashtëm, udhëheqësi i ish Aleancës Kombëtare Fashiste, Gianfranco Fini, në postin e zëvendëskryeministrit dhe udhëheqësi i Ligës Veriore, Umberto Bossi në postin e Ministrit të Refornmave. Zoti Berluskoni udhëhoqi me sukses koalicionin pesë partish, duke fituar me një shumicë të ndjeshme në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar.

XS
SM
MD
LG