Lidhje

Takimi Bush-Putin - 2001-06-11


Presidenti Bush dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, ranë dakord për fillimin e një dialogu të gjerë dhe për shkëmbimin e vizitave në vendet e njëri tjetrit. Pas takimit të parë të nivelit të lartë në Slloveni, presidenti Bush theksoi se Lufta e Ftohtë kishte marrë fund dhe se ka ardhur koha që të dyja vendet t’i kapërcejnë dyshimet dhe të ecin drejt bisedimeve të hapura dhe respektimit të ndërsjellë.

Presidenti Putin tha se të dyja palët gjetën baza të shëndosha për bashkëpunim, duke u mbështetur në marrëdhënie praktike midis dy vendeve. Presidenti Bush pranoi se midis dy palëve vazhdojnë mosmarrëveshje, por ai nguli këmbë se ato nuk janë themelore. Presidenti rus e cilësoi përsëri traktatin e vitit 1972 mbi raketat anti-balistike si themelin e sigurisë ndërkombëtare. Presidenti Bush ka sugjeruar në mënyrë të përsëritur braktisjen e traktatit në mënyrë që të hapet rruga për ndërtimin e një sistemi anmerikan të mbrojtjes nga raketat për të përballaur kërcënimet nga vende si Koreja e Veriut, Iraku dhe Irani. Të dy presidentët do të takohen përsëri në kuadër të takimit të nivelit të lartë të grupit të vendeve më të industrializuara dhe Rusisë që mbahet muajin e ardhshëm në Itali. Presidenti Bush tha se udhëheqësi rus do të vijë për vizitë në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm. Më pas, presidenti amerikan do të shkojë për vizitë në Rusi.

XS
SM
MD
LG