Lidhje

Shirak në Gjermani - 2001-06-12


Sot presidenti Zhak Shirak ndodhet për një vizitë në Gjermani ku do të bisedojë me kancelarin Gerhard Shroder, lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Të dyja palët kanë shprehur besimin se kundërshtimi i Irlandës për shtrirje më të gjërë të Bashkimit Evropian, nuk do ta pengojë vazhdimësinë e rritjes se komunitetit. Zoti Shirak tha se do të gjendet një mënyrë pavarësisht nga rezultati i referendumit Irlandez. Duke qënë se numri i votuesve ishte tepër i vogël, po bisedohet për një referendum të dytë. Zgjerimi i Bashkimit Evropian kërkon miratimin e njëzëshëm të të gjithë anëtarëve të tij.

XS
SM
MD
LG