Lidhje

Në zgjedhjet e qershorit priten më shumë votues - 2001-06-13


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli sot listat përfundimtare të votuesve. Sipas kësaj liste janë rregjistruar 2.497444 zgjedhës ose afërsisht 184 mijë më shumë në krahasim me zgjedhjet e 1 tetorit për pushtetin lokal. Lidhur me kandidatët e pavarur KQZ siguroi se do të zbatojë në mënyrë rigoroze udhëzimin e nxjerrë prej tij ku përcaktohen kriteret e këtyre kandidatëve.

“Në listën përfundimatare të zgjedhësve janë rregjistruar 2497.444 votues”. Kjo shifër u bë publike sot nga zëdhënësi i KQZ Aldrin Dalipi, i cili shtoi se po sot do të fillojë shpërndarja e listave në të gjithë vendin.

Lista përfundimtare u arrit pas një procesi të gjatë verifikimi që u shtri në 40 ditë në të gjithë vendin dhe që u shoqërua nga një fushatë e gjerë sensibilizuese. E krahasuar me listën e votuesve të 1 tetorit gjatë zgjedhjeve për pushtetin vendor, për 24 qershorin janë rregjistruar afërsisht 184 mijë votues më shumë.

Në të njëjtën kohë ekziston hapësira ligjore që edhe 24 orë para votimit secili person që nuk e gjen veten në listë të mund të kërkojë rregjistrimin e tij. Listat si dihet shkaktuan një debat të ashpër për zgjedhjet e pushtetit vendor dhe ishin shkaku kryesor i kundërshtimit të opozitës e cila deklaroi se ishin shmangur nga e drejta e votës afër gjashtë qind mijë shqiptarë.

Por këtë herë duket se problemi kryesor është ai i kandidatëve të pavarur. 10 parti politike shqiptare kanë kërkuar që brenda ditës së sotme KQZ të bëjë crregjistrimin e të gjithe atyre që mbështeten nga partia socialiste dhe partia demokratike. Nga ana e tij ky Komision siguroi sot se do të zbatojë në menyrë rigorose udhëzimin e nxjerrë ku përcaktohen kriteret në bazë të të cilave një kandidat do të konsiderohet i pavarur. Në të vërtet ky komision është gjendur përballe një situate të vështirë të krijuar jo prej tij por prej vetë partive politike të cilat miratuan ligjin elektoral një vit më parë dhe vetëm para pak më shumë se nje muaji nisën ta kundershtonin atë.

Udhëzimi i KQZ është pranuar formalisht nga të gjitha forcat politike përfshirë edhe socialistët, por nga ana tjetër duket sikur ka përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje tjetër. Nëse socialistët dhe demokratët nuk do të mbështesin asnjë kandidat të pavarur atëherë me mënyrKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalli sot listat përfundimtare të votuesve. Sipas kësaj liste janë rregjistruar 2.497444 zgjedhës ose afërsisht 184 mijë më shumë në krahasim me zgjedhjet e 1 tetorit për pushtetin lokal. Lidhur me kandidatët e pavarur KQZ siguroi se do të zbatojë në mënyrë rigoroze udhëzimin e nxjerrë prej tij ku përcaktohen kriteret e këtyre kandidatëve. “Në listën përfundimatare të zgjedhësve janë rregjistruar 2497.444 votues”. Kjo shifër u bë publike sot nga zëdhënësi i KQZ Aldrin Dalipi, i cili shtoi se po sot do të fillojë shpërndarja e listave në të gjithë vendin. Lista përfundimtare u arrit pas një procesi të gjatë verifikimi që u shtri në 40 ditë në të gjithë vendin dhe që u shoqerua nga një fushatë e gjerë sensibilizuese. E krahasuar me listën e votuesve të 1 tetorit gjatë zgjedhjeve për pushtetin vendor, për 24 qershorin janë rregjistruar afërsisht 184 mijë votues më shumë. Në të njejtën kohë ekziston hapësira ligjore që edhe 24 orë para votimit secili person që nuk e gjen veten në listë të mund të kërkoje rregjistrimin e tij. Listat sic dihet shkaktuan një debat të ashpër për zgjedhjet e pushtetit vendor dhe ishin shkaku kryesor i kundërshtimit të opozitës e cila deklaroi se ishin shmangur nga e drejta e votës afër gjashtë qind mijë shqiptarë.

Por këtë herë duket se problemi kryesor është ai i kandidatëve të pavarur. 10 parti politike shqiptare kanë kërkuar që brenda ditës së sotme KQZ të bëjë crregjistrimin e të gjithe atyre që mbështeten nga partia socialiste dhe partia demokratike. Nga ana e tij ky Komision siguroi sot se do të zbatojë në menyrë rigorose udhëzimin e nxjerrë ku përcaktohen kriteret në bazë të të cilave një kandidat do të konsiderohet i pavarur. Në të vërtet ky komision është gjendur përballe një situate të vështirë të krijuar jo prej tij por prej vetë partive politike të cilat miratuan ligjin elektoral një vit më parë dhe vetëm para pak më shumë se nje muaji nisën ta kundershtonin atë. Udhëzimi i KQZ është pranuar formalisht nga të gjitha forcat politike përfshirë edhe socialistët, por nga ana tjetër duket sikur ka përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje tjetër. Nëse socialistët dhe demokratët nuk do të mbështesin asnjë kandidat të pavarur atëherë me mënyrën ekzistuese të ndarjes së 40 vendeve të proporcionalit, ato rrezikojnë të mos marrin asgjë ose një numër shumë të vogël deputetësh.

XS
SM
MD
LG