Lidhje

Trazira në Pakistan - 2001-06-13


Në Karaçi të Pakistanit, nga shpërthimi i një bombe u plagosën 2 persona. Ndërkohë një grevë e përgjithshme vazhdon të paralizojë pjesën më të madhe të provincës Sindh. Policia njoftoi se disa automjete u dëmtuan nga shpërthimi i shkaktuar nga një bombë e bërë me dorë dhe e vendosur nën një veturë të parkuar në një zonë tregëtare. Në kohën e shpërthimit, pjesa më e madhe e dyqaneve dhe zyrave ishin të mbyllura për shkak të një greve të organizuar nga dy parti politike për të protestuar ndaj ndërhyrjes së tepëruar të policisë gjatë një demonstrate të mëparshme anti qeveritare. Greva pasoi trazirat kundër qeverisë gjatë natës në Karaçi. Autoritetet kanë dislokuar forca policore dhe trupa paraushtarake në gjithë provincën Sindh për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

XS
SM
MD
LG