Lidhje

Jugosllavia pranë bashkëpunimit me Hagën - 2001-06-13


Presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica shprehu optimizëm se parlamenti do ta miratojë ligjin për bashkëpunimin e vendit të tij me gjykatën e Hagës. Presidenti Koshtunica tha sot se partneri i tij në koalicion, Partia Popullore e Socialistëve në Mal të Zi ra dakort ta shqyrtojë projekt-ligjin në takimin e ardhshëm të kabinetit. Ai tha se shpreson që kabineti ta miratojë ligjin dhe t’ia kalojë pastaj parlamentit për votim.

Partia malazese e ka bërë të qartë ndërkohë se ajo ende e kundërshton nenin që parashikon ekstradimin e qytetarëve jugosllavë të akuzuar për krime lufte. Presidenti Koshtunica tha se ligji mund të pësojë ndryshime para se të miratohet përfundimisht. Por ai shtoi se ligji do t’i krijojë mundësi Jugosllavisë të ketë përsëri marrëdhënie normale me komunitetin ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG