Lidhje

Kina akuzohet se po i shet armë Kubës - 2001-06-14


Kina ka kritikuar ashpër njoftimin e një gazete amerikane se Pekini po furnizon ilegalisht me armë dhe lëndë shpërthyese Kubën. Njoftimi, që u botua së pari këtë javë në gazetën the Washington Times, citon burime të paidentifikuara të zbulimit të kenë thënë se të paktën tri ngarkesa me armë mbërritën në Kubë nga Kina gjatë disa muajve të fundit. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze i cilësoi këto njoftime si krejtësisht pa bazë. Në bazë të ligjit amerikan i vihen sanksione ekonomike çdo vendi apo kompanie që furnizon me mjete ushtarake lufte një vend tjetër që është klasifikuar si mbështetës i terrorizmit dhe Kuba është një nga këto vende në listën e Departamentit të Shtetit. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se nuk është përcaktuar ende se çfarë sanksionesh do të shpallen në këtë rast.

XS
SM
MD
LG