Lidhje

Kalendari historik i datës 16 qershor - 2001-06-16


Më 16 qershor 1858, Abraham Lincolni shprehu publikisht pikëpamjet e tij për skllavërinë në kuvendin e Partisë Republikane të shtetit Illinois. Duke pranuar caktimin si kandidat për senator nga ana e partisë së tij, zoti Lincoln përdori një citat nga Bibla për të deklaruar se çështja e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara duhej zgjidhur. “Një shtëpi e përçarë në vetvete nuk mund të qendrojë më në këmbë. Besoj se kjo qeveri nuk mund të rezistojë përjetësisht kur gjysma e vendit është e skllavëruar dhe gjysma tjetër është e lirë. Unë nuk pres që Unioni të shpërbëhet, nuk pres që shtëpia të shembet, por shpresoj së tepërmi që përçarja të marrë fund. Amerika do të bëhet një e tërë: ose si njëra, apo si tjetra gjysëm.”Abraham Lincolni u mund nga senatori i mëparshëm i Illinoisit, Stephen A. Douglas. Megjithatë, elokuenca e zotit Lincoln mbi problemin e skllavërisë tërhoqi vemendjen mbarëkombëtare dhe në vitin 1860, vetëm dy vjet më vonë, ai mundi kandidatin demokrat, Douglas, në zgjedhjet presidenciale.

Më 16 qershor të vitit 1978, presidenti amerikan, Jimmy Carter, dhe gjenerali panamez, Omar Torrijos, shkëmbyen dokumentat e ratifikimit të Traktatit të ri mbi Kanalit të Panamasë që i kthente sovranitetin këtij kanali. Në ceremoninë që u zhvillua në stadiumin e qytetit të Panamasë, morën pjesë 4 mijë të ftuar të veçantë, përfshirë anëtarë të kongresit amerikan dhe zyrtarë të lartë nga vendet e Amerikës Latine dhe Karaibet. Presidenti Carter përmendi në mënyrë të veçantë ndihmesën e këtyre udhëheqësve në procesin që rezultoi në dorëzimin nga ana e Shteteve të Bashkuara të sovranitetit mbi këtë kanal. Ishte presidenti Jimmy Carter duke folur në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Panamasë, më 16 qershor 1978, me rastin e kthimit të kanalit nën sovranitetin e Panamasë.

XS
SM
MD
LG