Lidhje

Itali: Berluskoni premton ndryshime - 2001-06-19


Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, premtoi ta ndryshojë Italinë, në se qeveria e formuar para një jave fiton votëbesimin e parlamentit.

Zoti Berlusconi nuk premtoi ndryshime të mëdha në politikën e jashtme. Në krye përparësive të qeverisë së tij ai renditi mbështetjen për Bashkimin Evropian, për Traktatin e Nisës, për Naton dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. Lidhur me shqetësimet në prag të takimit të nivelit të lartë të 7 vendeve më të industrializuara dhe Rusisë, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Gjenovë, zoti Berlusconi premtoi se do të kërkojë dialog me kundërshtarët e globalizimit.

Duke u ndalur në problemet e brendshme, ai premtoi të pakësojë taksat, të reformojë kujdesin shëndetësor e arsimin dhe t’u sigurojë autonomi më të madhe rajoneve të ndryshme të vendit.

XS
SM
MD
LG