Lidhje

Raport i Këshillit të Sigurimit për Kosovën - 2001-06-20


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara publikoi një raport mbi një mision tri ditësh në Kosovë dhe në Beograd, në të cilin u bëhet thirrje të gjitha komuniteteve në Kosovë se ato duhet ta kuptojnë që themelimi i një shoqërie shumë etnike është alternativa e tyre e vetme.

Në raportin e Këshillit të Sigurimit thuhet se megjithë që shprehen rezervime, sidomos në Beograd, rreth zgjedhjeve të përgjithshme të nëntorit në Kosovë, procesi politik duhet të shkojë përpara. Përfaqësuesit e 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit ishin për vizitë në Kosovë gjatë fundjavës. Ata zhvilluan bisedime edhe me zyrtarë jugosllavë në Beograd dhe patën një takim në Prishtinë me presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ndodhej për vizitë në rajon. Misionin e kryesoi ambasadori i Bangladeshit pranë OKB-së, Anuarul Çoud-huri, kryteari i radhës i Këshillit të Sigurimit. Duke lexuar fragmente të raportit, zoti Çoud-huri tha se përpjekjet e posaçme për t’i bindur serbët e Kosovës që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhje duhet të vazhdojnë. Ai theksoi se Këshilli i dërgoi një mesazh të fortë udhëheqësjes shqiptare të Kosovës që të jetë më e gatëshme për të përmirësuar trajtimin e pakicave.

Mirëpo, ambasador Çoud-huri tha se edhe pakicat duhet të bashkëpunojnë me misionin e OKB-së dhe forcën paqeruejtëse të Natos në Kosovë. “Edhe komunitetet e pakicave duhet ta kuptojnë se thmeleimi i një shoqërie shumë etnike është e vetmja alternativë. Misioni i OKB-së e pranon se komunitetet e pakicave kanë ankesa të përligjshme dhe u bëri thirrje Unmikut e K-Forit që t’i trajtojnë ato probleme, por në të njëjtën kohë, ai shprehu binbdjen se e ardhmja e të gjitha kominiteteve varet në pjesëmarrjen e tyre. Komuniteti serb në Kosovë, në mënyrë të veçantë, tha akreu i Këshillit të Sigurimit, duhet të integrohet në strukturat që po ngrihen nga Unmiku dhe të heq dorë nga përpjekjet për ngritjen e strukturave paralele.”

Në raportin e Këshillit thuhet se zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Kosovë duhet të vazhdojnë të intensifikojë dialogun e tyre me qeverinë e Jugosllavisë për të diskutuar të ardhmen e Kosovës. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka në plan të mbajë të premtën, më 22 qershor, një debat të hapur mbi Kosovën.

XS
SM
MD
LG