Lidhje

Luftime në rrethinat e Tetovës - 2001-06-20


Njoftohet se sot ka patur shkëmbim zjarri me artileri të rëndë midis forcave maqedonase dhe luftëtarëve shqiptarë në rrethinat e Tetovës dhe në disa fshatra në veri të Maqedonisë. Një zëdhënës i ushtrisë tha se luftimet shpërthyen në kodrat përreth Tetovës dhe në fshatin Nikustak, gjashtë kilometra larg Haraçinës. Luftëtarët e UÇK-së u terhoqën nga Haraçina, sipas marrëveshjes për ndalimin e luftimeve, të arritur me ndërmjetësinë e NATO-s. Sipas kësaj marreveshjeje, luftëtarët shqiptarë u lejuan të tërhiqeshin së bashku me armët. Kjo gjë shkaktoi protesta të maqedonasve në Shkup. Luftëtarët shqiptarë u larguan të padëmtuar dhe u vendosën pranë rajoneve të tjera që mbahen nga UÇK-ja. Ndërkohë, presidenti maqedon Boris Trajkovski duke mbrojtur operacionin e NATO-s për zhvendosjen e luftëtarëve shqiptarë tha se ky operacion largoi rrezikun nga Shkupi dhe parandaloi gjakderdhjen. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm francez Alain Richard tha se Franca mund të dërgojë disa qindra trupa në Maqedoni gjatë gjysmës së dytë të vitit, si pjesë e forcave të NATO-s.

XS
SM
MD
LG