Lidhje

Kina kritikon SHBA-në - 2001-06-21


Kina kritikoi Shtetet e Bashkuara për shitjen e raketave Patriot Taivanit. Kritikat bëhen nje dite pasi ushtria taivaneze konfirmoi se kishte kryer prova me sukses të këty raketave. Ministria e jashtme kineze e quajti shitjen e raketave Patriot Taivanit si shkelje të sovranitetit të Kinës, dhe cënim të stabilitetit në rajon.

Pekini u beri thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalin shitjet e mëtejshme të armëve Taivanit, duke thënë se veprime të tilla në të ardhmen do të shkelnin angazhimet amerikane ndaj Kinës. Në vitin 1993, Taivani bleu nga Shtetet e Bashkuara rreth 200 raketa Patriot. Ushtria tajvaneze tha dje se tre raketa Patriot u lëshuan nga një bazë ushtarake në jug të ishullit.

XS
SM
MD
LG