Lidhje

SHBA ngre aktpadi për shpërthimin në Khobar - 2001-06-22


Shtetet e Bashkuara shpallën aktpaditë për 14 vetë që kanë patur lidhje me shpërthimin e vitit 1996 në gazermat e ushtrisë amerikane në Arabinë Saudite. Si pasojë e këtij shpërthimi gjetën vdekjen 19 ushtarakë merikanë dhe u plagosën 372 të tjerë.

Sekretari amerikan i Drejtësisë, John Ashkroft, shpalli dje akt paditë për 13 sauditë dhe një libanez të akuzuar për hedhjen në erë të gazermave Kullat Khobar në Arabinë Saudite. Aktpaditë kundër tyre përmbajnë 46 akuza dhe u arritën pas pesë vjet hetimesh intensive të ndërmara në bashkëpunim me autoritet saudite. Thuhet se disa të dyshimtë të tjerë ndodhen të ndaluar nga policia në Arabinë Saudite.

Zoti Ashkroft tha dje se në përgatitjen e këtij sulmi, grupi terrorist Hezbullah u përkrah nga elementë të qeverisë së Iranit. Irani ka mohuar çdo ndërlikim në sulm.

XS
SM
MD
LG