Lidhje

Millosheviçi ekstradohet në Hagë - 2001-06-23


Autoritetet jugosllave ia dorëzuan ish presidentin Slobodan Milosheviç Gjykatës së Hagës për krimet e luftës. Sipas njoftimeve nga Beogradi, një zëdhënës i qeverisë tha se autoritetet ia dorëzuan ish presidentin një zyrtari të Gjykatës së Hagës në Beograd. Sot para ditë, gjykata Kushtetuese e Jugosllavisë kishte urdhëruar pezullimin e dekretit që do të lejonte ekstradimin në Gjykatën e Hagës të personave të akuzuar për krime lufte. Por zyrtarët qeveritarë kishin deklaruar se me gjithë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ata do të përpiqeshin ta ekstradonin zotin Miloshevic. Ish presidenti jugosllav kërkohet nën akuzat lidhur me rolin e tij në krimet kundër shqiptarëve të Kosovës.

XS
SM
MD
LG