Lidhje

Papa nderon martirët katolik në  Ukrainë - 2001-06-24


Papa Gjon Pali i Dytë i jep sot fund vizitës së tij në Ukrainë, me një ceremoni për bekimin e 28 martirëve katolikë të periudhës sovjetike. Të paktën 1 milionë besimtarë morën pjesë në meshën që u zhvillua jashtë, në qytetin Lviv të Ukrainës, që njihet si simbol i katolicizmit. Shumica e besimtarëve njihen si katolikë grekë, të cilët praktikojnë ritet e fesë orthodokse, por në të njëjtën kohë i qëndrojnë besnikë Papës. Kisha Katolike e Ukrainës u nxor e paligjshme në vitin 1946 nga diktatori Stalin, që konfiskoi pasurinë e kishës dhe dërgoi shumë nga priftërinjtë në Siberi. Shumica e 28 martirëve të cilët Papa i bekoi sot, janë vrarë nga policia sekrete sovjetike. Gjatë vizitës së tij në Ukrainë, Papa nderoi vuajtjet historike të besimtarëve katolikë të Ukrainës. Ai gjithashtu shpresonte të përmirësonte përçarjet e thella fetare në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG