Lidhje

Nano për zgjedhjet - 2001-06-25


VOA - Zoti Nano kryetari i Partisë Demokratike bëri ankesa të shumta për ecurinë e zgjedhjeve. Si ju përgjigjeni ju akuzave që bën doktor Berisha.

Nano - Do të më dukej një sindromë, një sëmundje e pashërueshme të replikoja me zotin Berisha për këtë çështje pasi misioni i vëzhguesve të OSBE - ODIHR-it ka mbajtur qëndrimin e vet zyrtar për rregullaritetin e procesit zgjedhor parlamentar 2001. Nga kjo pikëpamje unë jam krejtësisht në një mëndje me vëzhguesit ndërkombëtar për shkak të një informacioni të njëjtë me ta që kemi si subjekt konkurues dhe më rezulton që tashmë janë të tëra kushtet që të çojmë procesin me po kaq normalitet deri në fund duke përpalluar edhe balotazhet me të njëjtën qetësi dhe rregulla loje transparente që kemi respektuar deri tani.

VOA - Zoti Nano OSBE-ja ndonëse lëshoi sot një raport paraprak pozitiv për zgjedhjet në të thuhet tekstualisht se zgjedhjet shënuan përparim drejt plotësimit të standarteve ndërkombëtare por pa thënë se këto standarte janë plotësuar. Cili është komenti juaj ju lutem?

Nano - Unë nuk besoj se na lejohet të harxhojmë kohë më të tepërt në një vend me tranzicion, me një rajon me tranzicion drejt standarteve euroatlantike si Shqipëria dhe Ballkani për të diskutuar në se standartet takohen menjëherë apo në një proçes që përmbush në linja substanciale kërkesat e një procesi të lirë zgjedhor demokratik dhe të pranueshëm.

VOA - Zoti Nano, a ekziston një mekanizëm i brendëshëm për të shqyrtuar ankesat e opozitës?

Nano - Ekzistojnë tashmë të gjitha institucionet dhe rregullat ligjore që do ti përmblidhja në trekëndëshin: fushatë elektorale, subjekte që kanë probleme për të trajtuar, dhe gjykata. Unë besoj se janë të gjitha gjasat që të presim formalizimin e rezultateve të turit të parë që në vlerësimin tim janë 35 zona të fituara nga Partia Socialiste, 18 të fituara nga Partia Demokratike dhe rreth 45 apo 46 kalojnë në balotazh dhe më pas të shqyrtojmë..

VOA - Më falni zoti Nano. Këto shifra ndryshojnë nga shifrat që janë dhënë më parë nga zëdhënësit e Partisë Socialiste apo jo?

Nano - Ndryshojnë sepse ne jemi vazhdimisht të hapur për verifikimin e informacioneve në proces me dokumentet që mbërrijnë edhe pranë subjektit tonë dhe na rezulton që këto shifra ndryshojnë për faktin se 10 nga zonat që shpallëm të fituara mbrëmë kanë shkuar për fare pak gjë në balotazh midis kryesisht Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në të gjithë territorin.

VOA - Zoti Nano shumë faleminderit.

XS
SM
MD
LG