Lidhje

Intervistë me Gaspër Kokaj zv/Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. - 2001-06-26


VOA: Si Partia Socialiste ashtu edhe Bashkimi për Fitore, pretendojnë se i kanë fituar zgjedhjet, ndërkohë që komisioni juaj ende nuk ka nxjerrë ndonjë rezultat. Si shpjegohet zvarritja e komisionit qendror të zgjedhjeve në nxjerrjen e përfundimeve zyrtare dhe a jeni të shqetësuar se kjo zvarritje mund të krijojë probleme politike ose trazira?

G.K: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm që ditën e dielë në darkë, krejtësisht i disponueshëm me gjithë anëtarët për të pritur rezultatet që vijnë nga komisioniet zonale. Mirëpo ne vëmë re pengesa jo normale të komisioneve zgjedhore në sjelljen e dokumentacionit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deri tani kanë ardhur vetem 13 proçes-verbale nga 13 komisione zonale dhe kemi shpallur dy vendime të këtyre komisioneve. D.m.th. është shpallur nga KQZ dy vendime që kanë ardhur nga komisione zonale, dhe pikërisht jane zonat 6 dhe zona numër 47, pra zona 6 në Shkoder dhe zona 47 në Kavajë. Edhe mënyrat e shpalljes se rezultateve janë krejtësisht transparente ketu në hollin e Pallatit të Kongreseve ku është dhe selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është vendosur një ekran i madh ku çdo vendim i KQZ i përpunuar me gjithë elementët e saj demonstrohet në një ekran të madh këtu në hollin e Pallatit të Kongreseve.

VOA: Zoti Kokaj, si i shpjegoni ju këto probleme që sa përmendet në komisionet zonale?

G.K- Tani... në lidhje me eksperiencat qe kam nga zgjedhjet e 21 tetorit, vonesat janë një tendencë për abuzim ose për ndonjë lloj manipulimi jo normal që vihet re nga komisionet, sidomos në komsionet që përbëjne shumicën e partive të njërit krah apo tjetërit krah, ndërsa fenomeni aktual ka dy elementë të këtyre vonesave në këto komision, jane formimi i këtyre grupeve tre dhe katër ku nuk kanë mundësi të kenë një vendim-marrje të plotë për sjelljen e dokumentacionit në komision dhe tjeter është siç vijnë nga komisionet zgjedhore informacione zyrtare dhe jo zyrtare, që ka presione ndaj policisë ndaj komisionerëve.

VOA: Zoti Kokaj, a mund të garantoni ju si Komision Qendror i Zgjedhjeve se procesi i numërimit të votave do të realizohet me drejtësi dhe se nuk do të lejohen të bëhen manipulime. Siç e dini Bashkimi për Fitoren pohon se ka patur parregullësi të shumta, manipulime dhe ndryshime rezultatesh.

G.K: Tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kap gjithë territorin e vendit, ndërsa për zona të veçanta përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe procesit të numërimit të votave i takon komisioneve zonale, megjithatë ne jemi në gjendje të konstatojmë dhe të ndërhyjmë në disa momente siç e parashikon dhe ligji në komisionet zonale, po kur konstatojmë difekte ose manipulime. Ndërsa në lidhje me të gjitha zonat e Shqiperisë ne jemi në gjendje te administrojmë perfekt të gjitha të dhënat qe na vijnë nga komisionet zonale, dhe besoj se është dhe një transparencë, jemi të gjithë të mbledhur këtu në sallen e mbledhjeve të hapura të komisionit qendror, në prani të gazetarëve , të vëzhguesve të huaj dhe vendas, dhe kemi përcaktuar dhe një udhëzim për menyrën e marrjes se dokumentacionit dhe të administrimit të dokumentacionit dhe derin në shpalljen e vendimit nga ana e KQZ per secilën zonë

VOA: Zoti Kokaj, a mund të flitet për nje trasparencë, të tille edhe për komisionet zonale?

G.K: Mendoj se nuk mund të flitet për nje transparencë të tillë si Komisioni Qendror. Atje kemi difekte dhe ndoshta është eksperienca e zgjedhjeve dhe një ligj i ri që vetëm këto dy zgjedhjet e fundit vepron, nuk mendoj menyra, trajnimet e komisionerëve në bazë kanë qënë të pakënaqshme dhe predispozicioni dhe konfiguracioni i komisioneve zonale lënë për të dëshiruar për një transparencë të tillë.

VOA: Në deklaratën e lëshuar dje nga vëzhguesit ndërkombetare theksohet se vlerësimi përfundimtar nëse këto zgjedhje ishin në përputhje me standartet nderkombëtare do të varet nga disa faktorë.

G.K: Në lidhje me komisionin qendror të zgjedhjeve mendoj se janë vetëm pozicioni ose transparenca ose të gjithë elementet qe ka procesi i votimit deri në përfundim të balotazhit. Ndersa pjesë tjetër... faktorë të tjetër janë, përllogaritja e votave, e vendeve proporcionale d.m.th. e vendeve që do të zihen në parlament nga seciala parti apo koalicion. Keta janë dy faktorë për KQZ. Ndërsa problemet e gjykatave apo institucioneve të tjera janë probleme gjyqesore të cilat besoj dhe duhet të jenë më mirë se sa kanë qënë deri tani.

VOA: Zoti Kokaj para se te ndahemi, kur mund të presim disa rezultate nga komisioni i zgjedhjeve. Shkurtimisht ju lutem.

G.K: Është shumë e vështirë. Është në varësi të ardhjeve nga komisionet zonale. Ne jemi të gatshëm, p.sh. tani 5-6 zona do dalin në ekranin e madh të Pallatit të Kongreseve.

VOA: Zoti Kokaj faleminderit

XS
SM
MD
LG