Lidhje

I dërguari evropian Fransua Leotar në Maqedoni - 2001-06-28


I dërguari i ri i Bashkimit Evropian për Maqedoninë Fransua Leotar tha se një nga detyrat e tij të para është zgjerimi i armëpushimit midis trupave qeveritare dhe luftëtarëve shqiptarë.

Duke komentuar për një gazetë franceze para arritjes në Shkup, zoti Leotar tha se bisedimet e paqes nuk mund të zhvillohen në një klimë dhune.

Zoti Leotar shkon në Maqedoni ndërkohë që dje, forcat qeveritare bombarduan me artileri pozicionet e UÇK-së në afërsi të Shkupit. Për zjarr të dendur artilerie u njoftua edhe në afërsi të Tetovës.

Ish ministri francez i mbrojtjes u emërua i dërguar i posaçëm për Maqedoninë të hënën, në përpjekje për rifillimin e bisdimeve të bllokuara të paqes dhe për të shmangur përfshirjen e Natos në një tjetër konflikt ballkanik. Ai tha se pret të qendrojë në Shkup disa muaj.

Qeveria e Maqedonisë thotë se është e gatshme t’u bëjë lëshime politike shqiptarëve por ka përjashtuar çdo mundësi për të hyrë në bisedime me UÇK-në.

XS
SM
MD
LG