Lidhje

Maqedoni: Pardew fillon bisedimet me partitë politike - 2001-07-02


I dërguari i posaçëm amerikan për Maqedoninë James Pardew filloi sot në Shkup bisedimet me përfaqësuesit e partive kryesore politike, në kuadrin e përpjekjeve ndërkombëtare për tu dhënë fund luftimeve midis trupave qeveritare dhe luftëtarëve shqiptarë. Zoti Pardew, u takua sot në Shkup me Presidentin Trajkovski, dhe u shpreh se bisedimet shkuan mirë, por nuk dha hollësi. Ai do të takohet edhe me kryeministrin Ljubço Georgievski.

I dërguari amerikan u tha dje gazetarëve se gjetja e një zgjidhjeje paqësore të krizës është përgjegjësi e udhëheqësve të vendit. Zoti Padew kritikoi ata që besojnë në përdorimin e forcës, duke thënë se ata po minojnë procesin e paqes. Ai i bëri këto komente disa orë para vrasjes së një ushtari maqedonas në luftimet afër Tetovës. Njoftohet gjithashtu se të paktën dy ushtarë të tjerë u plagosën në luftimet e mbrëmshme, të cilat tronditën situatën relativisht të qetë të ditëve të fundit, gjatë të cilave pati vetëm shkëmbime zjarri sporadike.

XS
SM
MD
LG