Lidhje

Akte të tjera dhune midis izraelitëve dhe palestinezëve - 2001-07-03


Izraeli thotë se do t’i qëndrojë besnik planit për ndalimin e luftimeve të arritur me ndërmjetësimin e SHBA, por në të njëjtën kohë do të vazhdojë të ndjekë politikën e eliminimit të palestinezëve që dyshohen se kanë kryer sulme kundër izrealitëve. Pas një takimi sot në kabinetin e sigurimit izraelit, zyrtarët thanë se Izraeli do të vazhdojë të kryejë sulme të llogaritura mirë ndaj militantëve palestinezë, të cilët përbëjnë kërcënim për jetën e qytetarëve izraelitë. SHBA kundërshton politikën e Izraelit për eliminimin e ekstremistëve palestinezë, por në të njëjtën kohë fajësojnë palestinezët që nuk kanë bërë sa duhet për të luftuar terrorizmin dhe dhunën. Kryeministri izraelit Ariel Sharon e organizoi takimin pas dy ditë aktesh të reja dhune, gjatë të cilave forcat izraelite vranë 5 persona, të dyshuar si militantë palestinezë, si dhe një civil. Palestienzët, nga ana e tyre, vranë dy izarelitë në Bregun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG