Lidhje

Gjermanisë i duhen emigrantë - 2001-07-04


Në një raport që nxorri sot qeveria gjermane rekomandohet që Gjermania të pranojë deri në 50 mijë emigrantë në vit ose do të përballet me mungesë të krahut të punës. Në studimin e komisionit për emigrantët thuhet se rritja e emigracionit do të balancojë rënien e numrit të popullësisë në Gjermani për shkak të uljes së vazhdueshme të lindshmërisë.

Komisioni, i cili drejtohej nga ish kryetarja e parlamentit gjerman Rita Suessmuth, propozon që emigrantët e rinj të zgjidhen në bazë të një sistemi të bazuar në moshën dhe aftësitë profesionale. Një sistem i ngjajshëm është përdorur nga Kanadaja. Në raport thuhet se kuota të veçanta duhet të vendosen për studentët dhe punëtorët me aftësi profesionale në sektorët e ekonomisë ku ka më shumë nevojë. Studimi gjithashtu thekson se emigrantët janë një pasuri për shoqërinë gjermane dhe se duhet të merren masat e nevojshme për integrimin e tyre në shoqëri.

Dosja e ish kancelarit Kohl Një gjykatë gjermane dha urdhër që dosja e ish kancelarit Helmut Kohl që egzistone në arkivat e Stasit, policisë sekrete të Gjermanisë Liondore të mos bëhet publike. Gjykata mbështeti kërkesën e avokatëve të zotit Kohl të cilët thanë se dosja e tij nuk duhej të bëhej publike pasi bisedat e tij ishin regjistruar në mënyrë të paligjshme nga Stasi.

Po ashtu zoti Kohl thotë se dosja që Strasi kishte hapur për të, mund të jetë plot me pasaktësi dhe fallsifikime. Komisioni qeveritar që administron dosjet e policisë së fshehtë të ish Gjermanisë Lindore thotë se materialet duhet të bëhen publike në kuadër të përpjekjeve për të hapur për publikun punën e ish sigurimit gjermano-lindor.

XS
SM
MD
LG