Lidhje

Kalendari historik i datës 6 korrik - 2001-07-06


Më 6 korrik të vitit 1699, autoritetet e Bostonit arrestuan piratin famëkeq, William Kidd. I lindur në Skoci në vitin 1645, Kiddi emigroi në Amerikë dhe u bë një pronar i pasur anijesh, tregtar dhe kapiten. Në vitin 1695, guvernatori i Anglisë së Re, i kërkoi atij të kapte dhe të zhdukte të gjithë plaçkën që do të kapnin. Por pas një viti jo shumë të suksesshëm dhe në kushtet e rebelimit të ekuipazhit, Kiddi filloi të sulmonte anijet britanike që kishte premtuar të ruante. Në vitin 1698, kur mësoi se autoritete britanike e kishin shpallur pirat, ai u kthye në Amerikë. Me besimin se do ta prisnin mirë, William Kiddi hyri drejt e në portin e Bostonit, por u arrestua dhe më pas u nxorr në gjyq ku i dënua për vrasje dhe pirateri. William Kiddi u ekzekutua me varje në Londër në vitin 1701.

Më 6 korrik 1905, policia e Saint Louisit në shtetin Missouri, mori nga Scotland Yardi i Anglisë një kopje të shenjave të gishtrinjve që i përkiste një personi të dyshuar për vrasje. Ishte hera e parë që midis dy vendeve shkëmbeheshin shenjat e gishtave për hetimin e një çështjeje penale. Shenjat e gishtave të zbuluara në Saint Louis përputheshin me ato të Walkerit. Mbi bazën e kësaj prove, juria e dënoi Walkerin për vrasje. Byroja Federale e Hetimeve kishte filluar t’i përdorte shenjat e gishtave për hetime qysh në vitin 1904.

XS
SM
MD
LG