Lidhje

Bullgari: qeveria Kostov jep dorëheqjen - 2001-07-06


Parlamenti i ri i Bullgarisë pranoi dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Ivan Kostov. Zoti Kostov, i cili paraqiti dorëheqjen dje, do të drejtojë qeverinë e përkohshme derisa të emërohet kryeministri i ri.

Parlamenti i ri bullgar mbizotërohet nga një koalicion i kryesuar nga Mbreti Simeon i Dytë. Partia e tij mori pushtetin në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar pasi fitoi 120 prej 240 vendeve të parlamentit. Megjithë parashikimet e shumta, mbreti Simeon nuk ka njoftuar ende në se do të kryesojë qeverinë e re të Bullgarisë.

XS
SM
MD
LG