Lidhje

Sharon përfundon turneun në Evropë - 2001-07-06


Kryeministri izraelit Ariel Sharon i dha fund një turneu në Evropë, ndërkohë që izraelitët dhe palestinezët kanë mosmarrëveshje rreth afateve për zbatimin e armëpushimit të arritur me ndërmjetësinë amerikane. Kabineti palestinez shpalli se periudha 7 ditore e qetësisë për vëzhgimin e armëpushimit ka marrë fund dhe ka filluar faza tjetër prej 6 javësh për ftohjen e gjakrave, siç quhet nga zyrtarët. Izraeli thotë se në fakt periudha e qetësisë nuk filloi fare sepse dhuna nuk u ndal. Mbrëmë vonë në Bregun Perëndimor një palestinez humbi jetën nga shkëmbimet e zjarrit. Kryeministri Sharon, i cili dje zhvilloi bisedime me udhëheqësit gjermanë dhe francezë, hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare ndaj politikës së tij për të vënë në shënjestër ekstremistët që planifikojnë sulme kundër Izraelit. Ai e cilësoi këtë politikë si një masë për vetë-mbrojtje.

XS
SM
MD
LG