Lidhje

Anijet amerikane lejohen në brigjet e Hong Kongut - 2001-07-09


Kina ra dakord të lejojë 2 anije të marinës amerikane që të ndalen në Hong Kong, leja e tillë e parë që prej tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si pasojë e rrëzimit të një aeroplani amerikan zbulimi para 3 muajsh. Një zëdhënëse në konsullatën amerikane në Hong Kong tha se Pekini kishte dhënë leje për anijet minapastruese USS Guardian dhe USS Patriot për të ndaluar nëpër portet e Hong Kongut nga 25 deri më 30 korrik. Këto do të jenë anijet e para amerikane që lejohen të ankorohen në brigjet e Hong Kongut që kur një aeroplan amerikan zbulimi bëri një ulje të detyruar në ishullin Hainan të Kinës më 1 prill, pas përplasjes me një avion kinez.

XS
SM
MD
LG