Lidhje

Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve në Shqipëri - 2001-07-09


Në Shqipëri, Partia Socialiste deklaroi se doli fituese edhe në raundin e dytë të zgjdhjeve parlamentare, ndërkohë që opozita akuzon për manipulime.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, tha mbrëmë në një konferencë shtypi se partia e tij kishte fituar në 37 nga 43 zonat ku u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve. Partia Demokratike e opozitës thotë se ka fituar në 7 zona.

Nëse këto rezultate konfirmohen zyrtarisht, socialistët do të kenë të paktën 75 vende në parlamentin prej 140 anëtarësh.

Zoti Ruci tha se kjo do t’u japë socialistëve mundësinë të qëndrojnë në pushtet dhe së bashku me aleatët të zgjedhin presidentin e ardhshëm.

Një zëdhënës i Partisë Demokratike akuzoi socialistët për përdorim të dhunës policore dhe manipulim votash, por vëzhguesit e pavarur thonë se në qendrat e votim nuk pati incidente. Diplomatët perëndimorë i cilësuan zgjedhjet si një provë të pjekurisë demokratike të Shqipërisë. Ata u bënë thirrje të gjitha partive të respektojnë vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG