Lidhje

Kalendari historik i datës 13 korrik - 2001-07-13


Më 13 korrik të vitit 1832, një grup shkencëtarësh zbuluan se burimi i vërtetë i lumit Misisipi ishte Liqeni Itaska (Ajtaska) në pjesën veri-perëndimore të shtetit Minesota. Liqeni Ajtaska ka një sipërfaqe prej 4,5 kilometrash katrore dhenjë thellësi mesatere prej 6 deri në 10 metra. Pika ku lumi Misisipi fillon udhëtimin e tij prej 4 mijë kilometrash derinë Gjirin e Meksikës mudn të kalohet më këmbë duke ecur mbi dis agurë. Udhëheqësi i grupit që gjeti burimin e lumit më të gjatë në Shtetet e Bashkuara ishte etnologu Henry Schoolcraft. Ky lumë e merr emrin nga fjla “misi - sipi” që në gjuhën e banorëve indigjenë do të thotë “Lumë i madh”.

Më 13 korrik të vitit 1787, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi aktin e veri-perëndimit, një masë që përcaktonte hapat që duheshin marrë për shndërrimin e teritoreve në shtete. Ligji garantonte se shtetet e reja, që bëheshin pjesë e Unionit kishin të njejtat të drejta si shtetet më të vjetra si dhe mbronte liritë civile të teritoreve të reja. Ky vendim që fillimisht kishte të bënte me sipërfaqen e tokës përreth Liqenve të Mëdha ndërmjet maleve Appalashe dhe Lumit Misisipi, ishte në të njejtën kohë legjislatura e parë kombëtare që kufizoi shtrirjen e sistemit të skllavërisë duke e ndaluar një praktikë të tillë në shtetet e reja. Akti i veri-perëndimit konsiderohet si një ndër vendimet më të rëndësishme të marra nga kongresi në përputhje me nenet e Konfederatës, kartës së parë kombëtare të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG