Lidhje

KQZ për zonën 60 në Lushnje - 2001-07-17


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë nesër shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të zonës 60 në Lushje. Kryetari i këtij komisioni, Ilirian Celibashi shpjegoi sot se ky vendim nuk përbën asnjë shkelje pasi komisioni i zonës së Lushjes nuk ka plotësuar asnjë nga proces-verbalet për rezultatin e votimit. Ai tha se vetëm pasi ato të kontrollohen do të vendoset nëse zgjedhjet do të quhen ose jo të pavlefshme në këtë zonë. Nga rezultati i saj varet edhe numri i partive që do të arrijnë të marrin pjesë në parlament dhe ndarja e 40 vendeve sipas sistemit proporcional.

XS
SM
MD
LG