Lidhje

Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk po marrin pjesë në bisedime - 2001-07-19


Drejtuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni nuk po marrin pjesë në bisedimet e sotme të organizuara nga Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski me të gjitha partitë e përfaqësuara nbë parlament. Drejtuesit e partive politike shqiptare thonë se nuk janë naiv të rifillojnë bisedimet edhe një herë pas 12 ditë pune intensive. Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Roberston dhe përfaqësuesi i lartë i BE, Havier Solana e kanë anuluar vizitën e sotme në Shkup. Mësohet se të dy këta kanë thënë se akuzat e kryeministrit Gjeorgjevski janë të padinjitetshme ndaj përkjekjeve ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG