Lidhje

Shpërthime në Shkup - 2001-07-19


Dy shpërthime shkaktuan dëme dhe plagosën të paktën një person në Shkup. Lajmet bëjnë të ditur se shpërthimi në një qendër dyqanesh shkaktoi shkatërrime të rënda por jo viktima. Në një tjetër incident nga shpërthimi i një makine u plagos një grua.

Televizioni maqedonas thuhet të ketë thënë se dy shpërthimet u kryen me granata. Nukk është konfirmuar që shpërthimet të kenë ndonjë lidhje me luftëtarët shqiptar të cilët po luftojnë forcat qeveritare gjashtë muajt e fundit.

Kryeministri i Maqedonisë, Ljubo Giergievski, hodhi poshtë një plan për t’i dhënë fund konfliktit pesë mujor midis forcave qeveritare dhe grupeve të armatosura shqiptare. Zoti Georgievski tha se ndryshimet e propozuara kushtetuese do ta ndanin Maqedoninë në dy pjesë, një maqedone dhe një shqiptare. Në të njëjtën kohë, zoti Georgievski akuzon demokracitë perëndimore se po u japin ekastremistëve ndihmë logjistike. Departramenti amerikan i Shtetet i hodhi poshtë këto akuza, duke theksuar se veprimet e Washingtonit tregojnë se Shtetet e Bashkuara nuk mbështetsin kryengritjen e armatisur apo dhunën. Partia në pushtet e kryeministrit Giergievski dhe e presidentit Boris Trajkovski, VMRO, e cilësoi planin si të papranueshëm. Vetë presidenti Trajkovski thotë se kërkesa për ta bërë shqipen një nga gjuhët zyrtare të vendit, është një përpjekje për të minuar unitetin dhe integritetin e këtij vendi ballkanik. Udhëheqësit politikë shqiptarë e pranuan planin paqes ditën e martë.

XS
SM
MD
LG