Lidhje

Kalendari historik i datës 20 korrik - 2001-07-20


Më 20 korrik të vitit 1881, udhëheqësi i fisit indian Sioux, Sitting Bull, u kthye nga mërgimi në Kanada, për t’iu dorëzuar ushtrisë të Shteteve të Bashkuara. Sitting Bull kishte shkuar me pasuesit e tij në Kanada në vitin 1876, pasi kishin marrë pjesë në masakrën e George Armstrong Custer-it dhe Kavalerisë së Shtatë në betejën Little Big Horn. Në ceremoninë e dorëzimit, që u zhvillua në Fort Randal në territorin e Dakatës Jugore, Bull ja dha armët djalit të tij, duke i thënë: Dëshiroj që të mbahet mend se unë jam njeriu i fundit i fisit tim që dorëzoj pushkën.” Megjithëse nuk ishte mundur kurrë në betejë, Sitting Bull u kthye nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara, nga që donte të jetonte në tokat e paraardhësve të fisit të tij, pikërisht atje ku sot ndodhet Dakota e Jugut. Pas dorëzimit të tij, Sitting Bull e mbajtën si rob lufte në Fort Randal. Pastaj, atë e mbyllën në Rezervatin indian Standing Rock në Dakotën e Veriut, jo në vendlindjen e tij, Dakotën e Jugut. Ai mbeti si simbol i opozitës ndaj të bardhëve.

Më 20 korrik të vitit 1969, një anije e hapësirës me pamje tepër të çuditshme, e drejtuar nga dy amerikanë, mbërriti për herë të parë në Hënë. Disa orë më pas, astronauti Neil Armstrong i njoftoi punonjësit e kontrollit të fluturimeve në Qendrën e Hapësirës Johnson në Huston të Teksasit se kishte mbërritur në Hënë. Disa orë më vonë, Armstrong doli nga kabina e ekuipazhit dhe zbriti nga shkalla e modulit hënor, i quajtur ”Lem”. “Tani do të zbres nga Lem-i, Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigand për njerëzimin”, tha Armstrongu. Astronautët Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin lanë një pllakë në sipërfaqen e hënës nët ë cilën shkruhej: “Këtu njerëz nga planeti Tokë zbritën në Hënë në korrik të vitit 1969. Ne erdhëm në paqe në emër të gjithë njerzimit.”

XS
SM
MD
LG