Lidhje

Izraeli konsideron vëzhgues amerikan në rajon - 2001-07-20


Ministri izraelit i Mbrojtjes Ben Elizer tha se vendi i tij mund të pranojë vëzhgues të huaj në territoret palestineze, në se ata janë nga Shtetet e Bashkuara. Zoti Ben-Elizer tha se ideja e vëzhguesve të huaj vazhdon të jetë e papranueshme për Izraelin, por në se është e nevojshme, Tel Avivi mund të pranojë vëzhgues amerikanë. Dje ministrat e jashtëm të 7 vendeve më të industrializuara dhe Rusisë, që u takuan në Itali, thanë se vëzhguesit asnjanës duhet të dërgohen për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes së paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve. Ndërkohë, në Bregun Perëndimor palestinezët po mbajnë zi për tre të vdekur, midis tyre një foshnje, të cilët u vranë dje nga kolonë ekstremistë hebrej në afërsi të qytetit të ndarë të Hebronit. Izraeli thotë se do të bëjë ç'është e mundur për arrestimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të krimit.

XS
SM
MD
LG