Lidhje

Kalendari historik i datës 21 korrik - 2001-07-23


Më 21 korrik të vitit 1845, një revistë amerikane botoi një artikull ku përdorej për herë të parë termi ”Fati i Manifestit”, për të justifikuar mendimin se misioni hyjnor i Amerikës ishte shtrirja e civilizimit në mbarë kontinentin amerikan. Autori John O’Sullivan e përdori këtë term në artikullin e tij, duke ju referuar aneksimit të Teksasit. Nga fundi i shekullit të 19-të amerikanët filluan ta përdornin termin ”Fati i Manifestit” për të justifikuar aneksimin e territoreve perëndimore të vendit. Ekspansionistët e përdornin gjithashtu këtë term për të zgjeruar ndikimin amerikan përtej kufijve të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, në rajonin e Paqësorit dhe Pellgun e Karaibeve. Më 21 korrik të vitit 1959, një gjykatës federal arriti në përfundimin se romani ”I dashuri i Lady Chatteley-it” nuk ishte i papërshtatshëm dhe se ai mund të publikohej në Shtetet e Bashkuara. Gjykatësi Frederick Van Pelt Bryan hodhi poshtë vendimin e Ministrisë së Postave dhe Telekomunikacioneve që kishte ndaluar romanin e shkrimtarit D. H. Lawrence në Shtetet e Bashkuara, si një libër me pëshkrime të hollësishme seksuale. Drejtori i Përgjithshëm i Postave dhe Telekomunikacioneve e quajti romanin ”pornografik, dhe të fëlliqur”. Por, në vendimin e gjykatësit Bryant thuhej se në tërësi, romani nuk ishte i ndyrë dhe se garancitë kushtetuese të lirisë së mendimit dhe shprehjes kanë rëndësi shumë të madhe.

XS
SM
MD
LG